Zajazi përmes Euromilkut kërkon kthimin në Ligën e Dytë

Sot në lokalet e FFM-së, është bërë tërheqja e shortit për ndeshjet e balotazhit për skuadrat që do të plotësojnë numrin e ekipeve të Ligë së Dytë të Maqedonisë për sezonin 2015/16.
Skuadra e Zajazit që vitin e kaluar luajti në Ligën e Tretë do të tentojë që përsëri të kthehet në Ligën e Dytë kur përballë do të ketë ekipin e Euromilkut nga Shkupi, skuadër kjo që vetëm në ndeshjen e fundit të sezonit nuk arriti të sigurojë mbijetesën.

Veleshta për kundërshtarë ka skuadrën e Lubancit, ndërsa duel mjaft interesant do të luhet në mes dy ish-ekipeve të Ligës së Parë, Pobedës së Prilepit dhe Bellasicës së Strumicës.
Ndeshjet e balotazhit do të luhen me 3 dhe 7 qershor me fillim në orën 16:00 në terrene neutral, ndërsa, për vendet se ku do të zhvillohen ndeshjet do të vendoset ditëve në vazhdim. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button