Protesta në Manastir, kërkohet dorëheqja e Taleskit

Qindra protestues të pakënaqur si nga Qeveria aktuale, ashtu edhe nga krerët e vetëqeverisjes lokale, konkretisht nga premtimet e mosrealizimit të premtimeve të kryetarit të Manastirit, Vlladimir Taleski, mbrëmë rreth orës 19.00 u tubuan para selisë së Komunës për ta shprehur revoltën dhe pakënaqësinë nga vetëqeverisja e deritanishme e VMRO-DPMNE-së.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Taleskit dhe shpalljen të zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale.

Me videobim i prozhektuan të gjitha premtimet e parealizuara të Taleskit, me ç ‘rast dëgjoheshin brohoritjet “Dorëheqje”! “Dorëheqje”.

b_640_480_16777215_00_images_stories_vesti_aktuel_2015_05_1524907_10153349315262430_624046619401458617_n

Ata mbrëmë tërë natën e kaluan para selisë së Komunës, kurse sot bllokuan hyrjen në objektin e selisë, duke mos i lejuar Taleskit ta filloi punën.

Njëri ndër organizatorët, Ilija Ballto shprehet se protesta do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Nëse protesta nuk japin rezultatin e pritur, do të shpallim referendum për zgjedhje të parakohshme lokale. ”Jemi të vendosur të qëndrojmë deri në realizimin të kërkesave tona të arsyeshme, do t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë ligjore, por jo edhe dhunë”, thotë organizatori.

b_640_480_16777215_00_images_stories_vesti_aktuel_2015_05_11297785_10152959256988106_721919391_n

protest-vo-bitola

timthumb

Lajme të ngjashme

Back to top button