Kombëtarja shqiptare mbetet pa Mavrajn deri në fund

Fundi i sezonit 2014/2015 ka qenë i pafat për Mërgim Mavrajn, i cili ka marrë një lajm të keq, që shqetëson jashtëzakonisht edhe kombëtaren shqiptare.

Një dëmtim në gju na lë për ndeshjet e ardhshme pa titullarin e qendrës së mbrojtjes. Ende nuk është zyrtare, por burime nga FC Köln thonë se mbrojtësi ka një dëmtim serioz.

Drejtuesit e Köln-it thonë se gjysma e të keqes është fakti që do humbasë vetëm fillimin e sezonit të ardhshëm. Megjithatë, për ne ky është një lajm shumë i keq, sepse do të bëjmë pa Mavrajn në të gjitha ndeshjet e ardhshme eliminatore. Trajnerit shqiptarë De Biasi i mbetet tani të zëvendësojë atë që për të gjithë mbetet i pazëvendësueshëm.

Në 22 ndeshje të luajtura me kombëtaren shqiptare, Mavraj ka luajtur 21 herë titullar, pa u zëvendësuar asnjëherë. Këtë sezon te Köln-i mbrojtësi 28-vjeçar ka luajtur 17 ndeshje mes kampionatit e kupës, por me kombëtaren ka qenë i paprekshëm dhe së fundi ka shënuar edhe dy gola me shumë rëndësi: në Francë në miqësoren e fundvitit të shkuar dhe kundër Armenisë në fitoren e madhe në fund të marsit.

Lajme të ngjashme

Back to top button