Mot i ndryshueshëm dhe me erë

Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i freskët përgjatë Luginës së Vardarit me erë mesatare deri në të përforcuar veriore.

Paradite në pjesët perëndimore dhe jugore do të ketë kushte për shi të kohëpaskohshëm lokal. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej pesë deri në 14, ndërsa ajo e ditës prej 14 deri në 21 gradë. Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, i freskët dhe me erë.

Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 11, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 18 gradë Celsius.

Nga e premtja, moti do të jetë me diell me vranësira të vogla lokale. Temperaturat e mëngjesit të premten dhe të shtunën do të jenë relativisht të ulëta për këtë periudhë të vitit dhe do të lëvizin midis tre dhe 11, përderisa temperaturat e ditës do të jenë në rritje graduale, ashtu që të dielën do të lëvizin prej 23 deri në 30 gradë Celsius.

Lajme të ngjashme

Back to top button