Prezantohet programi i qeverisë britanike për pesë vitet e ardhshme

Qeveria Konservatore britanike ka prezantuar sot programin e vet legjislativ i cili përfshinë planin për referendumin për Bashkimin Evropian dhe dhënien e më shumë  pushtet ndaj Skocisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Propozimet janë paraqitur në fjalimin e Mbretëreshës që shënoi hapjen zyrtare të Parlamentit dhe ku u prezantua programi legjislativ për pesë vitet e ardhshme.

Kryeministri britanik, David Cameron ka thënë se programi i qeverisë së tij do t’ua mundësojë njerëzve që “kudo që jetojnë të kenë mundësi për edukim të mirë, punë të mirë, shtëpi të vet dhe gjendje të mendjes që rrjedh nga mundësia e ngritjes së familjes dhe gëzimit të daljes në pension.”

Të tjera plane të paralajmëruara në fjalimin e sotëm janë ndalimi i rritjes së tatimeve në ardhurat dhe shitjen, përjashtimi i atyre që punojnë së paku 30 orë për një pagë minimale nga obligimi për të paguar tatime në ardhurat dhe futja e ligjit për luftën kundër ekstremizmit për qëllim të luftimit të radikalizmit.

Qëllimi parësor politik i konservatorëve është referendumi mbi anëtarësimin e Britanisë së Madhe në BE që pritet të organizohet deri në vitin 2017.

Kompetencat e rritura që i jepen Skocisë kanë të bëjnë me kontrollin e tatimit në të ardhurat dhe shitjen, por konservatorët gjithashtu premtuan se do të japin më shumë kompetenca parlamentarëve anglez që do të thotë se deputetët nga Skocia dhe Uellsi nuk do të mund të japin votën e tyre për miratimin e ligjit që ka të bëjë vetëm me Anglinë.

Partia Separatiste Skoceze e krahut të majtë në zgjedhjet e fundit parlamentare ka fituar 56 nga 59 vende në Skoci, duke e bërë partia e tretë më e fortë në parlament.

Fjalimi i sotëm i Mbretëreshës është i parë para qeverisë konservatore që nga viti 1996. Mbretëresha Elizabeta II ka hapur parlamentin 62 herë.

Lajme të ngjashme

Back to top button