Përplasje me armë zjarri, 3 të vrarë në mes të Tiranës

Një përplasje me armë zjarri është verifikuar pasditen e së mërkurës në Tiranë, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen 3 persona.

Sipas informacioneve të fundit, ngjarja ka ndodhur në bulevardin Zogu i Parë, ku dy automjete në ecje e sipër kanë shkëmbyer zjarr mes tyre.

Burime policore zyrtare bëjnë me dije se dy nga viktimat kanë humbur jetën menjëherë, ndërsa i treti në spital për shkak të plagëve të rënda.

Ndërkohë, agjentët e policisë që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes kanë nisur mbledhjen e provave materiale, si dhe identifikimin e personave të përfshirë në këtë ngjarje.

Mësohet se atje ndodhet edhe drejtori i përgjithshem i Policisë së Shtetit, Haki Çako, i cili po koordinon proçedurat hetimore me agjentët e antikrimit. Pritet që në orët në vazhdim të zbardhen paraprakisht motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë./ Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button