Në prag të FIFA kupës për femra: Të gjitha futbollistet duhet të vërtetojnë gjininë

Organizata botërore e futbollit, FIFA para Kupës së femrave që do të mbahet nga 6 qershori deri më 5 korrik në Kanada do të vendosë testin e verifikimit të gjinisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave gjermane, të gjithë anëtarët e ekipit që do të marrin pjesë në Kupën e Femrave në Kanada para fillimit të garës do të duhet të vërtetojnë gjininë e tyre, pra  që ato janë me të vërtetë femra. Për këtë qëllim do të jetë e mjaftueshëm konfirmimi zyrtar i mjekut të ekipit. Megjithatë, të gjitha futbollistet do të duhet të sjellin konfirmim nga mjekët e tyre.

Menaxherja e përfaqësueses së Gjermanisë, Doris Fitschen ka konfirmuar këtë informacion duke thënë se kombëtarja e Gjermanisë tashmë ka kryer këtë obligim.

“Ju siguroj se të gjitha futbollistet tona janë femrat”, ka thënë Fitchen.

Një nga përfaqësueset gjermane, Lena Goessling ka thënë se nuk e ka marrë seriozisht këtë test dhe se ishte zbavitës.

Në Kupën e mëparshme botërore për femrat janë shfaqur dyshime nëse disa prej futbollisteve të kombëtareve afrikane janë në të vërtetë femra. Për të shmangur çdo dyshim, FIFA vendosi rregullin e vërtetimit të gjinisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button