Horoskopi ditor, e diel 28 shkurt 2021

Dashi
Nuk do keni aspak dyshime sot ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni gati te hidhni hapa me tej. Emocionet dhe kënaqësitë do jene te njëpasnjëshme. Beqaret do preferojnë me tepër te qëndrojnë vetëm sesa te fillojnë një aventure kalimtare. Ne planin financiar do jeni me te organizuar se me pare dhe gjendja do filloje te stabilizohet tej mase. Bravo.

Demi
Jeta juaj ne çift do jete mjaft e kënaqshme gjate kësaj dite. Do kujtoni kohet qe keni kaluar dhe emocionet do shumëfishohen. Edhe beqaret do jene me shume fat dhe do e gjejnë me ne fund princin e tyre te kaltër. Çdo gjë ka për te qene me ndryshe për ta. Ne planin financiar do jeni te detyruar te hiqni dore nga disa shpenzime vetëm qe situata te stabilizohet sa me shpejt.

Binjaket
Do ndiheni mjaft mire sot juve qe jeni ne një lidhje. Partneri do ju mbaje ne pëllëmbe te dorës dhe do ndiheni si neper ëndrra. Beqaret do kenë një dite te paqëndrueshme dhe nuk do mund ta gjejnë dot princin e tyre te kaltër. Për financat do jete dite e begate. Do dini sa te shpenzoni dhe sa para te hiqni mënjanë. Te afërmit do i keni gjithmonë si mbështetje.

Gaforrja
Do bëni disa gafa te pafalshme sot ne jetën tuaj ne çift prandaj dhe gjerat do marrin tatëpjetën. Do ju vije inat për gabimet e bëra, por ajo qe kaloi nuk mund te kthehet pas. Beqaret do joshin gjate gjithë kohës dhe do mund ta gjejnë një person me te cilin te kalojnë disa kohe. Ne planin financiar do jeni me te organizuar se kurrë me pare dhe do dini mira sa te shpenzoni.

Luani
Gjate gjithë kësaj dite do jeni me humor te mire dhe do ruani komunikimin e ngrohte me partnerin. Do ndiheni te qete ne çdo moment. Beqaret do kenë shume komplekse prandaj nuk do mundin dot te fillojnë një histori dashurie. Ne planin financiar do keni goxha probleme për t’i zgjidhur. Përqendrohuni dhe mos ju besoni shume atyre qe ju rrethojnë.

Virgjeresha
Dite e begate kjo e sotmja për ata qe kane kohe ne një lidhje. Ata qe sapo klane ndryshuar statusin mund te jene ende te habitur për ndryshimet qe po ju ndodhin megjithatë do ja kalojnë mire. Beqaret do fillojnë te mendojnë seriozisht për te krijuar një lidhje me personin qe po i josh prej muajsh. Ne planin financiar do keni probleme serioze nëse nuk merrni masa menjëherë.

Peshorja
Mos e provokoni partnerin tuaj gjate kësaj dite sepse mund te keni probleme te mëdha me atë qe keni ne krah. Nga ana tjetër tregohuni sa me realiste qe te mundeni. Beqaret do kenë mundësi te shumta për te gjetur personin me te përshtatshëm. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë investime te tejskajshme nuk duhen kryer. Tregohuni te matur.

Akrepi
Dikush do ju behet konkurrent i forte ne dashuri sot dhe do mundohet me çdo mënyrë t’ua marre partnerin. Tregohuni te zgjuar dhe te kujdesshëm nëse nuk doni te mbeteni vetëm. Beqaret do jene shume te paduruar dhe ka rrezik te hedhin hapa te gabuara gjate kësaj dite. Ne planin financiar çdo gjë do ece me se miri. Nuk priten aspak vështirësi.

Shigjetari
Nuk do merreni vesh shume mire sot me atë qe keni ne krah dhe për çdo gjë do e kundërshtoni njeri­tjetrin. Beqaret nuk duhet t’iu besojnë verbërisht te gjitha atyre qe do ju thonë te tjerët sepse do lëndojnë veten e tyre. Nuk duhet nisur asnjë lidhje pa qene te sigurte. Gjendja e te ardhurave nuk do ketë asnjë tronditje sado te vogël.

Bricjapi
Do afroheni edhe me shume gjate kësaj dite me atë qe keni ne krah dhe do diskutoni gjere e gjate për çdo lloj teme qe do iu vije ne mendje. Beqaret do e takojnë me ne fund princin e tyre te kaltër dhe do fillojnë një etape te re shume me te bukur se me pare. Buxheti do jete i mire për pjesën me te madhe. Nuk do keni për çfarë te qaheni.

Ujori
Dëgjojini me kujdes ato qe do ju thotë partneri juaj gjate kësaj dite dhe mos i shkoni kundër për asgjë. Ruani sa te mundni klimën e ngrohte. Beqaret nuk do kenë asgjë me shume sesa disa aventura kalimtare. Për dashuritë e mëdha duhet ende te prisni. Për financat nuk do keni perse te shqetësoheni sepse gjendja do jete goxha e qëndrueshme.

Peshqit
Do e rregulloni marrëdhënien ne çift gjate kësaj dite dhe do ndiheni me mire pranë partnerit tuaj. Me ne fund do i kuptoni edhe gabimet. Beqaret nuk do kenë asnjë nevoje për te ndryshuar menjëherë statusin prandaj do i marrin gjerat si t’iu vijnë. Për te përmirësuar buxhetin është e rrezikshme te besoni tek lojërat e fatit. Me to mund te humbni me shume nga sa mendoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button