Tony Blair pritet të jap dorëheqje nga detyra e tij

Tony Blair pritet të jap dorëheqje nga detyra e tij si i dërguari i SHBA-ve, BE-së, OKB-së dhe Rusisë për Lindjen e Mesme.

Sipas BBC, ai pritet të braktisë postin muajin e ardhshëm, të cilin ai e mori pak orë pasi u largua nga ai i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar në vitin 2007.

Mirëpo, gjithashtu është bërë e ditur se ai do të vazhdojë të mbetet aktiv ndaj çështjeve që kanë të bëjnë me rajonin e Lindjes së Mesme dhe do të vazhdojë të jap kontributin e tij edhe pa pasur një rol zyrtar.

Blair thuhet të jetë ndikuar në këtë vendim, nga fakti se posti i tij ishte i kufizuar vetëm në mbështetje të zhvillimit ekonomik të Palestinës dhe forcimn e institucioneve të saj. Por, pavarësisht këtyre kufizimeve, ai beson se në 8 vitet e fundit është arritur shumë./arbresh.info/

Lajme të ngjashme

Back to top button