Forumi ekonomik i Vjenës, Kryeministrat e Ballkanit bashkohen në Tiranë, mungon Tsipras

Pas një dite të zhurmshme me axhendën e ngjeshur të kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç, Tirana mirëpret të mërkurën dhe të enjten Kryeminstrat e rajonit të cilët do të marrin pjesë në forumin ekonomik të Vjenës, që mbahet në kryeqytetin shqiptar.

Ceremonia e hapjes zhvillohet sot në orën 19:00 në Pallatin e Brigadave.

Forumi ekonomik i Vjenës mbahet në kuadër të Samitit të Berlinit dhe ku vendet e rajonit do të bëjnë gati projektet konkrete.

7 vendet pjesëmarrëse në në këtë forum janë, Shqipëria, Serbia, Mal i Zi, Bosnje Hercegovina, Kosova, Maqedonia dhe Greqia.

Forumi Ekonomik i Vjenës nis punimet të enjten në orën 09:30, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Për vetë zhvillimet që po shoqërojnë rajonin tonë këto kohë, një tryezë e tillë merr vëmendje edhe më të lartë.

Pritet që të pranishëm të jenë 6 Kryeministra, pasi ftesën e ka refuzuar kryeministri grek Aleksis Cipras.

Ndërsa pjesëmarrja e shefit të qeverisë maqedonase, Nikolla Gruevski, është konfirmuar nga kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp me homologun serb, i cili gjithashtu do të jetë i pranishëm.

Rama: “ Mbrëmë kemi marrë me kënaqësi edhe konfirmimin e kryeministrit Gruevski për të qenë këtu dhe do ta kemi një ndër miqtë e ftuar. Plotësohet numri i të gjithë

Kryeministrave që ne kemi ftuar për të qenë të pranishëm në takimin e nesërm”.
Një gjë është e sigurt, të mërkurën dhe të enjten, Tirana do të jetë kryeqendra e rajonit./Oranews/

Lajme të ngjashme

Back to top button