Punëtorët e HEC Mavrovë dhe ELEM, në protestë kundër presioneve dhe mobingut

Rreth 150 punëtorë të ndërmarrjes HEC Mavrovë dhe ELEM kanë protestuar mbrëmë kundër drejtorisë së kësaj ndërmarrjeje të cilën e akuzojnë për presione, prej që viti, që kur punëtorët fituan gjyqin ndaj kompanisë, për shpenzimet e rrugës. Për 6 vjet me radhë, shpenzimet e rrugës iu ishin mbajtur punëtorëve nga rroga.

Pavarësisht fitores së çështjes në gjykatë, që nga viti i kaluar, punëtorët janë nën presione të ndryshme, si për shembull mos firmosjen e pushimeve vjetore, dërgimi i tyre për të punuar edhe nga 200 kilometra larg vendit të punës etj.

Drejtoria e HEC Mavrovës nag ana tjetër, hedhin poshtë akuzat e të punësuarve.

Lajme të ngjashme

Back to top button