Zaev: Nuk ka kërkesa nga Ahmeti dhe Thaçi (VIDEO)

Lideri i opozitës, Zoran Zaev, ka hedhur poshtë informatat se gjoja ekziston dokument në të cilin thuhet se në takimin e fundit të liderëve, Ahmeti dhe Thaçi kanë parashtruar disa kërkesa për shqiptarët mes të cilave edhe marrjen e njërit nga tre postet, presidentit, kryeministrit ose kryeparlamentarit.
Në pyetjen e Portalb, çka konkretisht do të ndërmarrin nëse kjo krizë nuk mbaron, ai tha se pritet deri në fund të qershorit të arrijnë zgjidhje sepse këtë e ka kërkuar edhe BE-ja.Zaev paralajmëroi se nga e hëna do të ketë negociata më thelbësore dhe përfshirje të drejtpërdrejtë të diplomatëve ndërkombëtarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button