Han dhe tre eurodeputetët të hënën në takimin e liderëve në Shkup

 ­Eurokomisari për zgjerim, Johanes Han, bashkë me treshen e eurodeputetëve Ivo Vajgëll, Riçard Hovit dhe Eduard Kukan, do të arrijnë të hënën për bisedime në Shkup, me qëllim që ta vazhdojnë ndërmjetësimin midis partive politike VMRO­-DPMNE dhe LSDM me qëllim të tejkalimit të situatës politike në Republikën e Maqedonisë.

Siç njofton korrespondenti i MIA­s nga Brukseli, Han do t’i kryesojë ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian për herë të dytë, pas negociatave të javës së kaluar në Strasburg midis kryeministrit, Nikolla Gruevski dhe liderit të LSDM­së opozitare, Zoran Zaev. Nga kabineti i komisarit Han, sot për MIA­n e konfirmuan informacionin se njeriu i parë për zgjerim i BE­së planifikon së shpejti ta vizitojë Maqedoninë, por theksuan se gjatë ditës së nesërme do të kumtojnë publikisht se kur saktë do të mbërrijë në Shkup.

Megjithatë, sipas informacioneve të treshes së eurodeputetëve të cilët gjithashtu ndërmjetësojnë në negociatat pushtet ­ opozitë në Maqedoni, ajo ditë është një qershori, kur është caktuar raundi i ri i negociatave midis Gruevskit dhe Zaevit, ndërsa në të cilën marrin pjesë edhe liderët politik shqiptar në Maqedoni, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi.

Zëdhënësja e KE­së, Maja Kocijançiç, sot për MIA­n deklaroi se, gjegjësisht në Bruksel nuk bisedohet për përzgjedhjen e të ashtuquajturit lehtësues: “BE edhe më tej duhet të angazhohet në mënyrë aktive me të gjithë liderët politik në Republikën e Maqedonisë për zgjidhjen e krizës aktuale politike. Ne i shfrytëzojmë veglat ekzistuese për zgjerim, si dhe procesin e lehtësimit të udhëhequr nga eurodeputeti dhe komisari Han. Ky është vend ku qëndron fokusi i angazhimit dhe mbështetjes së BE­së. Përfaqësuesja e lartë Mogerini dhe komisari Han janë në kontakt të vazhdueshëm me vendet anëtare dhe organizatat e tjera ndërkombëtare gjithashtu dhe nuk ekziston propozim që të përcaktohet një person tjetër që të ballafaqohet me situatën në vend”, potencoi Kocijançiç.

Lajme të ngjashme

Back to top button