Kryeministri serb në Tiranë, Vuçiq: Droni u organizua politikisht. Rama: Shqipëria e madhe s’është projeki ynë

Shqipëria e madhe nuk është as projekti as vizioni dhe i Shqipërisë.  Ky ka qenë qëndrimi i qartë që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbajti në konferencën e përbashkët me kryeministrin serb i cili ndodhet për një vizitë zyrtare dy ditore në Tiranë.

Nga ana e tij Vuçiç këmbënguli se droni ishte organizuar politikisht dhe përmendi emrin e një shqiptari që sipas tij kishte ardhur nga Italia në Beograd 3- 4 ditë para se të zhvillohej ndeshja Shqipëri-Serbi.

Vuçiq në konferencë:” Incidenti ka qenë shumë i keq për marrëdhëniet tona. Sigurisht ka qenë i organizuar politikisht, pasi flamurin e Shqipërisë së madhe nuk e pasqyroni në një aktivitet kulturor.

I di emrin. Është zoti Ismail. Kanë ardhur nga Italia tre ose katër ditë para mbajtjes së kësaj loje. Kjo ka pasur qëllimin e vet politik. Kjo tregoi se sa të brishta janë marrëdhëniet tona.

Edi Rama: “Nuk dua të kthehem tek fluturaku që na bëri objekt të lajmeve. Shqipëria e madhe nuk është as vision as projekt as program dhe nuk na ben përshtyjpje kur shfaqet qoftë dhe në formën e sic u shfaq në stadium. Po të kishim parë një flamur të Serbisë së madhe do kishim qeshur dhe nuk do e kishim marrë seriozisht, por kjo është çështje perceptimesh”

Nuk kam ndryshuar qëndrim për Kosovën. Bindja ime është se njohja e Kosovës do të ishte një çlirim i madh për Serbinë por nuk duam të hyjmë më thellë në këtë çështje pasi ju këtu jeni miq dhe ne respektojmë miqtë dhe të gjitha sensibilitetet.

E them pa asnjë gajle Shqipëria e madhe është një ide të cilën e kanë promovuar dhe e ushqejnë ata që nuk i duan të mirën shqiptarëve. Jo ne dhe jo kombi ynë nuk synon zmadhime në kurriz të askujt por vetëm vetëvendosje e bashkëjetesë normale me të gjithë. Nuk ka projekt të Shqipërisë së madhe në Shqipëri dhe nuk ka projekt të Shqipërsisë së madhe mes nesh por vetëm projekti i bashkimit drejt BE-së./ Oranews/

Lajme të ngjashme

Back to top button