Zaev për Di Cajt: Njerëz të pafajshëm vuajnë burgun për Liqenin e Smilkovcit

Në një intervistë për gazetën gjermane Di Cajt, lideri i LSDM-së, Zaev theksoi se e vërteta për Liqenin e Smilkovcës, mund që të nxis përplasje në Maqedoni. Nuk pret dorëheqje të Gruevskit, por dalje dinjitoze.

“Shtatë shqiptarët që janë dënuar për rastin ‘Monstra’ janë të pafajshëm”, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në një intervistë për gazetën Di Cajt, transmeton DW.
“Ato padrejtësisht po qëndrojnë në burg”, tha Zaev, por frikësohet se publikimi i vërtetës për rastin mund të nxis gjëra të padëshiruara te shqiptaret e Maqedonisë.
“ Mund të ketë edhe viktima. Për këtë arsye për momentin po udhëheqim biseda intensive me faktorin shqiptar, që të gjejmë një mënyrë për ta penguar atë reagim. Duhet që të jemi të vëmendshëm me të vërtetën. Duhet që ta ruajmë unitetin e popullit”, tha Zaev. Në pyetjen nëse vërtet frikësohet se gjendja mund të dal nga kontrolli, Zaev u përgjigj:” Po, deri në një shkallë të caktuar jam i shqetësuar. Duhet që t`i përgatisim njerëzit për të vërtetën, duhet që të jemi të përgjegjshëm”.

Zaevi, megjithatë nuk pret që të përsëritet konflikti i vitit 2001 dhe vlerëson se populli është bashkuar. “Qytetarët tanë janë rojtarët më të mirë të paqes. Ajo është porosia më e mirë. Frikësohem se individ mund të ikin kah dhuna”.

Lajme të ngjashme

Back to top button