Zbulohen disa emigrantë në Negotinë

Një grup i ri i emigrantëve është zbuluar dje në Negotinë, informoi sot Anita Stojkovska, zëdhënëse e MPB Veles.

Emigrantët nga Siria dhe Iraku në mënyrë ilegale janë transportuar me kamion pa tagra. Shoferi dhe një pjesë e emigrantëve kur janë hetuar nga policia kanë tentuar që të ikin, ku kamioni është penguar në kanal, por nuk ka të lënduar.
Emigrantët janë dërguar në Qendrën rajonale për punë kufitare Jugu dhe do të vendosen në Qendrën pranuese për të huaj në MPB.

Lajme të ngjashme

Back to top button