Cuculi dhe Shabani pritet të largohen

Partizani arriti të rikthehej në kupat e Europës pas 7 vitesh. Kjo u vlerësua si një arritje nga të gjithë në klubin kryeqytetas. Në një nga daljet e tij para gazetarëve trajneri Shpëtim Duro deklaroi se kërkonte të mbante 80% të grupit, por largimet kanë nisëur. Amir Rrahmani nga sezoni i ardhshëm do të luajë për RNK Split-in.

Emrat tjerë që po lakohen janë Ardian Cuculi dhe Bunjamin Shabani që sipas gazetës “Panorama Sport”, i pari thuhet se mund të largohet për arsye familjare, ndërsa i dyti për aktivizimin e pakët gjatë këtij sezoni. Ekipi i radhës dhe rikthimi i tyre mundë të jetë përsëri Shkëndija e Tetovës.

Këto lëvizje dhe të tjerë që përfliten si portiri Alban Hoxha do të sjellin një ndryshim të grupit që e renditi Partizanin të tretin në kampionat duke siguruar pjesëmarrjen në turin e parë kualifikues të Europa League.

Lajme të ngjashme

Back to top button