Recension: Mision i fshehtë i OSBE-së ka qëndruar në prill në Maqedoni?

Titulli që u paraqit dhe që i nënshtrohet këtij recensioni shkaktoi befasi te publiku i gjerë gazetaresk. Së pari, duhet theksuar se  bëhet fjalë për temë aktuale, e cila meriton vëmendje – në fakt është tekst që paraqet një prezantim të gjerë të një observimi të ministrit rus për punë të jashtme Llavrov për Maqedoninë. Bëhet fjalë për paraqitjen e tij në Këshillin e Federatës ruse më 20 maj. Në fjalimin e tij, Llavrovi “e bën publike” njëfarë misioni të fshehtë të anëtarëve të OSBE-së, të cilët kanë ardhur në vend në muajin prill dhe i kanë bërë presion të pahijshëm kryeministrit Gruevski, se si ta zgjidhë krizën e brendshme. Ky është një fjalim që bazohet në një të pavërtetë themelore – misioni nuk ka ardhur në vend inkognito dhe për të kanë shkruar të gjitha mediat. Madje edhe qeveria doli me komunikatë, ku nuk ka asnjë gjurmë nga pohimet e Llavrovit! Nga analizat pak më të gjera pritet së pari të qartësohen faktet themelore që janë edhe shkak i artikullit, e ky është një shkak i tillë, mirëpo ai këtu mbetet në mjegullën e propagandës ruse. Madje është shtuar edhe një mbititull, i cili detekton se redaksia beson në dimensionin spiunues të zbulimit të ministrit rus (Llavrovi publikoi edhe të dhëna operative). E gjithë atmosfera në të cilën futet shkruesi i artikullit sipas të gjitha gjasave është e qëllimshme, për shkak se, në këtë tekst sikur qëllimisht trokitet në derë të gabuar, në vend që të lexohen gazetat e vendit!

OBSE-tajna misija-0987-098Linku deri te artikulli origjinal: Mision i fshehtë i OSBE-së ka qëndruar në prill në Maqedoni?

Data dhe koha e publikimit: 22.05.2015, 13:23

Data e recensionit: 23.95.2015

Recensues: Ljubomir Kostovski

“Nga fundi i prillit, përfaqësues të OSBE-së kanë ardhur në Shkup pa autorizim nga organizata dhe kanë pasur takime me qeverinë, të cilës i janë paraqitur si të dërguar nga “misioni i OSBE-së, duke i dhënë me këtë rast Gruevskit disa kërkesa dhe reçeta, deklaroi ministri rus për punë të jashtme, Sergej Llavrov, në debatin në Këshillin e Federatës Ruse. Llavrovi  në debat ka theksuar se Moska ka informata operative për atë që është duke ndodhur në Maqedoni dhe se e gjithë situata është e imponuar nga perëndimi në përpjekje për të bërë Revolucion të ri ukrainas, konsideron Llavrovi. Sipas tij, në Shkup kanë ardhur 5/6 përfaqësues.”

Ky citim në fillim të tekstit tregon se Llavrovi nga vizita e një institucioni evropian ka dashur të bëjë mision të fshehtë, e cila paska ardhur inkognito dhe, praktikisht, në mënyrë arbitrare (bile Llavrovi nuk e precizon – “kanë qenë 5 ose 6 përfaqësues”). Mirëpo, ai paska marrë informatë! Nga ky citat e shohim se ai që e ka shkruar artikullin ka kërkuar përgjigje nga misioni serb në OSBE, mirëpo përgjigja i është premtuar për mëtutje. Ka mundur të kërkojë edhe informata themelore në internet.

Po, një mision i OSBE-së ka qenë në vend dhe është takuar me kryeministrin dhe ekipin e tij më 17 prill. Pas takimit u lëshua edhe një komunikatë e përgjithshme dhe aspak dramatike, të cilën mund ta lexojmë edhe te portali proqeveritar “Kurir“, i cili gjithsesi do të reagonte sikur të kishte ndonjë arsye! Përkundrazi, shihet se disa herë është potencuar roli pozitiv i OSBE-së!

Disa media nga kjo vizitë bënë edhe debat politik, disa të tjera publikuan detaje edhe për takimet e tjera të misionit.

Çka do të thotë insistimi për të marrë përgjigje nga misioni i OSBE-së? Kjo është krejtësisht e paqartë, përveç asaj se pasoja e qasjes së tillë është që tema të mbahet në furnelën elektrike ruse. Nëse autori i tekstit ka dashur të marrë ndonjë përgjigje (njeri i parë i OSBE-së është ministri serb Daçiq), ka mundur ta marrë atë, sikurse që ka bërë gazeta “Utrinski Vesnik”. Dhe për çudi, Daçiqi i përmendur komenton se “Maqedonia është problem që ka qenë i lënë pas dore dhe që është zbuluar me vonesë”!

Si nëntekst të këtij kontributi, gazeta ditore e transmeton edhe qëndrimin e ministrit bullgar për punë të jashtme, i cili reagoi ndaj kolegut rus. Mirëpo –  në qoftë se bëhet një tekst më i gjerë për qëndrimet dhe vlerësimet ruse për Maqedoninë, pse nuk merret për shembull së paku një deklaratë zyrtare nga MPB-ja! Teksti nuk është i nënshkruar qartë në versionin e internetit – e kemi emrin dhe mbiemrin e autorit, mirëpo në kornizë! A të konsiderojmë se vlen për gjithë kontekstin e temës?

Lajme të ngjashme

Back to top button