Dnipro kërkon suksesin e parë europian

Varshava është nikoqire e Ligës së Europës, kur sonte në mbrëmje do të përballen ekipet finaliste Dnipro dhe Sevilla.
Skuadra e Dnipros kërkon që të bëjë historinë ndaj mbajtësve në fuqi të këtij trofeu Sevilla. Ekipi spanjoll ka arritur ta fitojë 3 herë gjithsej deri më tani dhe shihet si favoriti kryesor për të triumfuar sërish.

Ky është suksesi më i madh për ekipin e Dnipros pasi në të kaluarën asnjëherë nuk ka mundur që të shkojë në finale të ndonjë gare të UEFA-s. Mjaft interesant është fakti që në skuadrën e Sevillas, Daniel Carriço ka arritur që të zhvillojë më shumë ndeshje në këtë garë, duke mbajtur një rekord me 47 sfida.

Trajneri i Dnipros Myron Markev
Trajneri i Dnipros Myron Markev

Sevilla pritet të luajë me formacionin 4-2-3-1, teksa nga minuta e parë në fazën e sulmit pritet të jetë i vetëm bomberi Carlos Bacca, i mbështetu nga Vitolo, Banega dhe Vidal.
Në krahun tjetër edhe Dnipro kundërpërgjigjet me të njëjtën vendosje teksa nga minuta e parë në fazën e sulmit do të jetë i vetëm Seleznyov, ndërkohë që pas tij do të aktivizohet Konoplyanka, Rotan dhe Luchkevych.

Finalen e Liga Europës do ta udhëheq gjyqtari i njohur anglez, Martin Atkinson, me ndihmësit e tij Mullarkey dhe Chilld gjithashtu nga Anglia, ndërsa gjyqtar i katërt është Kralovec nga Çekia. Finalja luhet në stadiumin polak, “Stadion Narodovi” me fillim në orën 20:45 minuta. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button