Bumçi: Deklarata e Ramës për Maqedoninë ishte e nxituar

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, nga Partia Demokratike, Aldo Bumçi e ka cilësuar si të nxituar deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama, se Shqipëria do të përdorë të drejtën e vetos për të penguar shtetin shumetnik të anëtarësohet në NATO, nëse nuk zbatohet Marrëveshja e Ohrit.

Por për ish-ministrin e Jashtëm në qeverisjen e djathtë problemi në Maqedoni është qeverisja Gruevski dhe kjo çështje nuk duhet përfshirë me shqiptarët që jetojnë aty.

“Unë mendoj se nuk ishte deklarata e duhur dhe e matur. E para zhvendos vëmendjen nga brenda Maqedonisë jashtë dhe ky nuk është një konflikt i nxitur nga shqiptarët. Konflikti buron nga mungesa e demokracisë së brendëshme dhe autoritarizmi i Gruevskit. Pra në momentin që problemi nuk është etnik dhe ndërhyrja e Shqipërisë devijon vëmendjen nga problemi real dhe mund të krijojë një përshtypje që këtu kemi një nxitje apo mbështetje që Shipëria ju jep zhvillimeve të brendëshme. Kjo është e dëmshme. Gjithë vëmendja duhet të jetë në largimin e Gruevskit. E dyta, një Maqedoni anëtare e NATO-s është në interes të të gjithë shqiptarëve”, tha Bumçi për televizionin A1 Report.

Deklarata e Ramës dhe reagimi i Bumçit lidhet me ngjarjen e pak ditëve në Kumanovë ku pati një përplasje të ashpër me armë dhe ku mbetën të vrarë rreth 20 persona.

Rama e cilësoi të papranueshme këtë deklaratë.

Lajme të ngjashme

Back to top button