Emigrantët ‘pushtojnë’ Greqinë

1200 emigrantë me prejardhje nga Siria dhe Afganistani kanë pushtuar katër ishuj të Grqisë.

Emigrantët kanë ardhur vetëm dy ditët e fundit në ishujt e Lesvos, Kos, Chios dhe Farmakonissi,ata janë vendosur në një hotel të braktisur në ishujt e njohur për çmimet e lira.

Të gjithë emigrantët kanë kaluar prej Turqisë në kërkim të shpëtimit.
Shumica e tyre janë emigrantë lufte nga Siria ndërsa ka edhe emigrantë ekonomikë nga Afganistani,më shumë se 30 mijë emigrantë kanë zbarkuar në mesdhe në 2015 dhe 1770 prej tyre kanë gjetur vdekjen në det.

Pas emergjencës në Itali Greqia është vendi ku po dynden emigrantët aziatikë.
Qindra gra dhe fëmijë janë në mesin e emigrantëve që po jetojnë me qiellin si çati dhe me kushte jashtë njerëzores.

Lajme të ngjashme

Back to top button