Mot me vranësira dhe reshje të shiut

­ Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët me reshje të kohëpaskoshme të shiut veçanërisht në pjesët perëndimore dhe jugore.

Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar veriore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tetë deri 16, ndërsa ajo e ditës nga 17 deri 23 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme me shi të përkohshëm dhe me erë të përforcuar mesatare të përkohshme.

Temperatura e mëngjesit do të bjerë deri në 12, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri 21 gradë Celsius. Indeksi­UV do të arrijë 5.

Edhe të enjten do të jetë mot me vranësira mesatare, me erë dhe i freskët, ndërsa në ditët në vijim do të mbizotërojë mot stabil dhe i thatë me rritje të temperaturave ditore.

Lajme të ngjashme

Back to top button