Arrestohen 6 zyrtarë të FIFA, akuzohen për korrupsion

Mëngjesin e sotëm policia e Zyrihut ka zhvilluar një aksion në një hotel për të arrestuar disa zyrtarë të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA).

Të arrestuarit akuzohen për pastrim të parave, korrupsion dhe mashtrim gjatë 20 viteve të fundit në këtë institucion.

Mësohet se janë të paktën 6 zyrtarë të arrestuar të FIFA-s të cilët kërkohen nga autoritetet amerikane dhe do të ekstradohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Operacioni i policisë u zhvillua në një hotel në Zyrih të Zvicrës, ku ishin mbledhur anëtarët e FIFA-s për takimin vjetor që do të zhvillohet të premten.

Kujtojmë se në në fund të muajit maj mbahen edhe zgjedhjet në FIFA, por se çfarë do të sjellin këto arrestime mbetet të shohim./ZekirjaMexhiti / Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button