Shkëndija kërkon futbollistë në Kosovë

Sapo ka përfunduar kampionati i Maqedonisë dhe futbollistët po shijojnë ditët e para të pushimit, si duket kuqezinjtë nga Tetova do të kenë shumë punë, pasi kërkojnë futbollistë të rinj, me të cilët do të synojnë Europën. Kështu mediat kosovare kanë shkruar se Shkëndija e Tetovës kërkon futbollist në Kosovë.

Gazeta “Olle” mëson se kjo skuadër është duke u interesuar për tre futbollistë të Hajvalisë. Fjala është për mbrojtësin Arbër Prekazi, dhe mesfushorët Mërgim Pefqeli e Shkëlqim Pacolli.

Të përkujtojmë se Shkëndija e mbylli kampionatin në vendin e tretë me 59 pikë dhe do të jetë pjesëmarrëse në fazën preliminare të Ligës së Evropës. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button