Vizitë historike, Mattarella presidenti i parë italian në Mal të Zi pas 32 vitesh

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella ka mbërritur sot për një vizitë zyrtare në Mal të Zi dhe kështu u bë presidenti i parë italian i cili e vizitoi këtë vend pas 32 vitesh, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidentin Matarrella në Cetinjë, me nderime më të larta shtetërore, e priti homologu i tij malazez, Filip Vujanoviç.

Gjatë takimit me presidentin Vujanoviç, ai theksoi se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë intensive dje të afërta.

Presidenti Vujanoviç pas takimit me homologun italian porositi se vizita e sotme e delegacionit nga Italia, në krye me presidentin e vendit Mattarella, është historike.

Kjo vizitë është historike, sepse është vizitë e parë e presidentit italian në Malin e Zi. Dëshiroj të shpreh gëzimin tim të veçantë, sepse sot këtu me ne është presidenti Sergio Mattarella, i cili gëzon një reputacion të veçantë në Itali, dhe vizita e të cilit në aspektin personal është nder për Malin e Zi. Kjo vizitë është historike, sepse është vizita e parë e një presidenti italian për 32 vitesh”, ka thënë presidenti Vujanoviç.

Ai rikujtoi lidhjet historike të Malit të Zi dhe Italisë, të cilat ekzistonin prej shekujsh dhe që ishin veçanërisht të intensifikuara, të forta dhe të afërta në kohën e Mbretërisë së Italisë dhe Mbretërisë dhe Principatës së Malit të Zi.

“Kjo vizitë është historike, sepse Presidenti Mattarella nënshkroi ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunim strategjik mes Malit të Zi dhe Italisë. Ne e perceptojmë Italinë si një partner strategjik dhe bisedat tona ishin në përmbajtjen e afirmimit të marrëdhënieve tona të afërta. Në Malin e Zi, punojnë kompanitë e mëdha italiane, me investime serioze. Italia në dhjetë vitet e fundit ka investuar 580 milionë euro në Mal të Zi dhe në pesë vitet e fundit është bindshëm investitori më i madh në Malin e Zi”, tha Vujanoviç, i cili e falënderoi Presidentin Mattarelli për mbështetjen e tij në rrugën evropiane dhe euro-atlantike të Malit të Zi.

Presidenti italian Mattarella shprehu kënaqësinë që ndodhet sot në Mal të Zi. Ai është i bindur se ky vend është në rrugën e duhur kur është fjala për integrimet euro-atlantike.

“Të dy vendet janë të bashkuara nga një miqësi e madhe dhe bashkëpunimi në të tashmen, por edhe me një të ardhme të përbashkët në integrimin në NATO dhe Bashkimin Evropian. Jemi të bindur se Mali i Zi duhet të hyjë në NATO Mali i Zi ka me të vërtetë ka një pozitë strategjike dhe është i gatshëm t’i bashkohet me Aleancës dhe shpresojmë se kjo të ndodhë sa më shpejtë. Sa i përket BE-së, Mali i Zi është në procesin e negociatave. Janë hapur shumë kapituj, dy janë mbyllur tashmë”, tha Mattarella.

Ai shprehu kënaqësinë që është presidenti i parë i Italisë i cili viziton Malin e Zi pas rishpalljës së pavarësisë.

“Italia dhe Mali i Zi janë vendet mike dhe kjo miqësi do të vazhdojë të zhvillohet edhe më tej”, porositi Mattarella.

Presidenti italian do të takohet sot edhe me kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Millo Gjukanovciç dhe Ranko Krivokapiç, pas së cilës do të largohet nga vendi.

Lajme të ngjashme

Back to top button