Sekretet e bukurisë kineze, këshilla për rini të përjetshme

Femrat kineze shquhen për bukurinë e tyre natyrore dhe për lëkurën e përsosur prej porcelani, trupin e hollë dhe flokët e ëmbël. Por kinezet, po ashtu kanë edhe disa rituale që nuk harrojnë t’i respektojë dhe i bëjnë pjesë të stilit të tyre të jetës. Njihuni me disa nga këto sekrete.

Për lëkurën e re:

Kinezet pijnë shumë çaj jeshil për:

Trajtimin e akneve

Të humbur peshë në një kohë shumë të shkurtër

Shampo (me çaj jeshil) për flokë të yndyrshëm

Pastrimin e lëkurës

Kremrat antirrudhë

Rritjen e flokëve etj.

Humbje peshe

Çaji jeshil është një anti-oksidant shumë i mirë dhe ka veti të fuqishme anti-plakje. Po ashtu, forcon sistemin imun dhe të jep më shumë shëndet.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të përdorësh pa limit çaj jeshil. Hidh ujë të nxehtë mbi një bustinë çaji jeshil dhe lëre të qëndrojë për 2-3 minuta. Për ta bërë më të shijshëm, mund t’i hedhësh edhe pak mjaltë. Efektet e shëndetit do të jenë të pazëvendësueshme.

Shkëlqimi i lëkurës:

Femrat kineze janë të njohura për lëkurën e tyre të përsosur dhe të shkëlqyeshme. Për të arritur këtë shkëlqim rinor në çdo kohë, ato përdorin një lloj paste nga bimët.

Provoje të bësh të njëjtën gjë duke përgatitur një qull nga gjethet e nenexhikut dhe vendose në fytyrë. Mbaje për disa minuta dhe do të shohësh shkëlqimin e menjëhershëm.

Tone natyrale:

Për të pasur një lëkurë natyrale, gratë kineze përdorin ujin e orizit për t’i dhënë lëkurës një ngjyrë të bukur.

Si ta përdorësh? Vetëm lëre orizin të ziejë për disa minuta, derisa uji të krijojë një ngjyrë të bardhë. Pasi të ftohet, mbaje në frigorifer dhe me të pastroje fytyrën çdo mbrëmje. Përdore gjithmonë si tonik, duke e lyer fytyrën me pambuk. Kjo është një metodë e mrekullueshme dhe fare pa shpenzime. Ky ujë orizi mund të ruhet deri në 3-4 ditë dhe pastaj mund të zëvendësohet.

Reduktimi i rrudhave:

Femrat kineze kanë një fytyrë me butësi dhe elasticitet të jashtëzakonshëm. Zakonisht, ato përdorin maska me të bardhën e vezës për ta mbajtur gjithmonë lëkurën të tendosur. Është një metodë, e cila e bën lëkurën më të fortë dhe më të pastër.

Pasi ta vendosësh në fytyrë të bardhën e vezës (të rrahur ose jo), lëre të veprojë për 20 minuta dhe pastaj laje me ujë të ftohtë.

Rigjenerimi i lëkurës:

Për rigjenerimin e lëkurës, femrat kineze përdorin pluhurin e perlave. Ato përgatisin një maskë fytyre, duke përzier pluhurin e perlave me mjaltë dhe të verdhë veze. Kur aplikohet në fytyrë, kjo përzierje jo vetëm që ndihmon për ta redukuar inflamacionin, por në të njëjtën kohë, qetëson edhe fytyrën nga irritimet. Kuptohet, pluhuri i perlave nuk mund të gjendet lehtësisht. Por në vend të tij, mund të përdorësh edhe esenca të natyrës (vajra eterikë) për të marrë të njëjtin rezultat

Lajme të ngjashme

Back to top button