Bullgaria nuk dëshiron ndryshim kufijsh në Ballkan

Presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev mori pjesë në Tiranë ku u mblodhën presidentët dhe kryeministrat e vendeve të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore, “SEECP”.

Presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev theksoi rëndësinë e ruajtjes së integritetit territorial të shtetit maqedonas dhe se ç’mendon për kufijtë.
Ai foli në Tiranë ku u mblodhën presidentët dhe kryeministrat e vendeve të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore, “SEECP”.

Kryesimin e Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore, Shqipëria ia dorëzon Bullgarisë në 1 qershor 2015.
Zoti Plevneliev e lidhi qëndrimin për mosndryshimin e kufijve me ngjarjet e fundit në shtetin maqedonas.
Ai tha se këto ngjarje kanë dëshmuar nevojën për të afirmuar mbështetjen tonë për pavarësinë dhe integritetin territorial të vendit.

“Bullgaria do të punojë për një deklaratë për të rikonfirmuar parimin e moscënimit të kufijvë kombëtare. Ne nuk duam që te këtë konflikte dhe luftëra në Ballkan, por ne duam paqe dhe stabilitet. Ne nuk duam që kufijtë të lëvizin më, por ne duam që këta kufij të mos jenë më të dukshëm”-tha zoti Plevneliev.

Ai shtoi gjithashtu “duam që zgjedhjet sovrane e popujve të Ballkanit të respektohen” dhe që “njërëzit të jenë bëjmë bashkëpunëtorë dhe jo luftëtarë”.

“Më 1 qershor Bullgaria merr kryesinë e radhës së SEECP, ne do të kemi një agjende të ngjeshur për stabilitetin në rajon. Ndërveprimi i SEECP është i rëndësishëm për integrimin e Ballkanit. Duhet të bashkëpunojmë më shumë me SEECP dhe me shumë institucione të tjera”-shtoi presidenti Plevneliev.

Lajme të ngjashme

Back to top button