Rreth 200 mijë franga ndihmë nga mërgata shqiptare e Zvicrës për kumanovarët e ‘Lagjjes së Trimave’,

Unioni i Imamëve Shqiptar në Zvicër dhe mërgata shqiptare nga Evropa dhe më gjerë, dhuruan donacion në të holla për 58 familje nga Kumanova. Të hollat janë ndarë në bazë të vlerësimit të dëmeve që e ka bërë komisioni i formuar nga ky union, njofton Alsat-M.

“Në aktivitet kanë marrë pjesë rreth 50 xhami dhe qendra shqiptare, mirëpo edhe donacione simbolike nga komunitete të ndryshme. Në bazë të fotografive dhe pamjeve kanë parë se është një akt qyqar ai intervenim ushtarak dhe policor. Njerëzit i janë bashkuar thirrjes së unionit duke grumbulluar rreth 180 mijë franga dhe mbi 11 mijë euro. Kjo pare është e popullit shqiptar që vjen nga Kosova, Maqedonia dhe më gjerë”, tha Nehat Ismaili, Kryetar i Unionit të imamëve shqiptar në Zvicër.

Duke falënderuar imamët e mërgatës shqiptare, kreu i BFI-së Sulejman Rexhepi i quajti ata ushtri bamirësie.

Lajme të ngjashme

Back to top button