Dhjetë gra nga Çairi do të trajnohen në Institutin e modës “Izet Curri”

Prej sot fillon trajnimi tremujor i ri në fushat e modelimit, stilizimit, prerjes dhe qepjes në Institutin e modës “Izet Curri”. Dhjetë gra të papunësuara të cilët jetojnë në Komunën e Çairit do të trajnohen, ndërsa mjetet për bursë për trajnimin e tyre janë të siguruara nga Komuna e Çairit.

„Një nga qëllimet kryesore është të krijojmë mundësi, të cilat qytetarëve të Çairit do t’ju mundësojmë të kualifikohen për veprimtari të caktuara dhe në këtë mënyrë të sigurojmë punësimin e tyre në të ardhmen. Pikërisht nga kjo përpjekje doli edhe ky bashkëpunim dhe jemi krenarë që ekziston interes i madh për këtë trajnim “, tha Izet Mexhiti, kryetar i Komunës së Çairit.

Kandidatë ishin të zgjedhur përmes konkursit publik i cili zgjati deri më 5 maj, ndërsa aplikacionet i shqyrtoi komisioni i përbërë nga përfaqësues të Instituti të modës “Izet Curri”, Komunës së Çairit dhe Qendrës për zhvillim dhe edukim „Libraria e Carshisë”, e cila njëherit është edhe partner i komunës në këtë projekt.

Qëllimi i këtij trajnimi është që grave të papunësuara në komunë, tu ndihmohet që të marrin kualifikime të caktuara përmes fitimit të shkathtësive dhe njohurive konkrete, me çka do të krijohen perspektiva reale për punësimin e tyre. Trajnimi do të realizohet sipas Programit të kreatorit të njohur, Izet Curri, i cili disa dekada me radhë punon me sukses në fushën e modës në Paris, kreacionet e të cilit janë të njohura nëpër botë.

Deri më tani në kornizë të këtij projektit, i cili realizohet me përkrahjen e Komunës së Çairit, më shumë se 30 gra të reja të papunësuara të komunës do marrin kualifikime të caktuara përmes fitimit të shkathtësive dhe njohurive konkrete, me çka do të mundësohet punësimi më i lehtë i tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button