Hetimet për sulmin ndaj Sashe Politikos stagnuan!

Hetimet e policisë për sulmin ndaj pronarit të portalit ,Maktel’, Sashe Ivanovski Politiko, kanë stagnuar në vend.

Nuk janë zbuluar sulmuesit, të cilët sipas Ivanovskit kanë qenë dy. Nga MPB-ja, thonë se hetimet vazhdojnë dhe se shpresojnë se sulmuesit do të zbulohen dhe sanksionohen.

‘Askush nga MPB nuk mu paraqit të më thotë se ka diç të re, ose të paktën të më pyes për diçka shtesë. Ngjarja sikur mos të kish ndodhur fare’ thotë Ivanovski.

Incidenti ka ndodhur para katër ditësh, rreth orës 21.30 në parkingun në ndërtesën me numër 13 në rrugën Mihaill Cakov në Kisella Vodë, ku jeton Ivanovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button