Recension: FOTO: Si tregon LSDM-ja masovitet në protestë?

Manipulim, tendenciozitet, anshmëri, tentim për sabotazh mediatik. Pse? Për shkak se bëhet fjalë për tekst që trajton një tubim të organizuar nga opozita.

кккккLinku deri te artikulli origjinal: FOTO: Si tregon LSDM-ja masovitet në protestë?

Data dhe koha e publikimit: 17.05.2015  15:10

Data e recensionit: 21.05.2015

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

FOTOLAJM? JO! FOTOMANIPULIM!

Në vend të fotolajmit kemi fotomanipulim. Më saktë, ky është tentim për spinim mediatik të protestës që e organizoi opozita për shkak se në prag të tubimit një sërë portalesh dhe gazetash plasuan lajm se LSDM-ja dëshiron me “masa të veçanta teknike” të krijojë përshtypje se do të ketë më shumë njerëz se sa që me të vërtetë do të jenë të pranishëm. Domethënë, barikadimi i hapësirës ku do të mbahet protesta, nga njëra anë me barikadë mbrojtëse policore, e nga ana tjetër me të ashtuquajtura barikada për krijuesit e këtij materiali është shenjë se opozita do të gënjejë për numrin e qytetarëve të pranishëm. Teza është, më së paku, e duitshme për disa arsye. Pse dikush konsideron se me barikadimin e hapësirës do të “krijohej fotografi për prezencë të më shumë njerëzve”? Fotografia flet sa 1.000 fjalë. Domethënë, nuk mund të iket nga realiteti, për shkak se fotografitë do të tregojnë se a ka pasur njerëz ose jo edhe në ose pas atyre “barikadave” të famshme. Pastaj, opinioni “i shitet mend” me dofarë “përrallash” se masa e tillë është preventive, për shkak se do të vijnë shumë pak njerëz?! Aha, e kush e thotë këtë? Burimet partiake, kryeshefat policorë, transportuesit (të cilët në momentin e fundit i anulojnë shërbimet e tyre), ose ndoshta është parashikim i “gjyshe Vangjës”? Burime për ta mbështetur këtë që thuhet nuk ka. Shumë më thjeshtë do të ishte nëse dikush do të paraqitej te organizatorët dhe do të pyeste se pse do të vendosen ato “barikada”. Kështu, thjesht nuk kemi përgjigje në këtë artikull se pse ka nevojë për “barikada”. Prandaj mund të thuhet se angazhimi gazetaresk është pothuajse mungon krejtësisht. “Betonimi” i qasjes joprofesionale është në fund të komentit:

“Zaevi që moti u ballafaqua me skenarin e dështuar në të cilin nuk duan të marrin pjesë simpatizuesit e tij të deridjeshëm. Se protesta e sotme do të përjetojë fiasko të plotë shihet edhe nga fotografia në terren gjysmë ore para fillimit zyrtar të protesës.”

Është i qartë niveli i anshmërisë, apo jo? I lartë!

E tani, që ta tregojmë rolin serioz spinues, e poashtu edhe të pavërtetën e materialit të ofruar, do t’ua prezantojmë një pjesë nga tubimi i ditës së diel, ku shihet se pavarësisht nga “barikadat”, qytetarët janë mbledhur edhe para tyre edhe pas tyre. Nuk e numërojmë se sa njerëz ka pasur, për shkak se ky nuk është qëllimi i recensionit. Mirëpo, që të jemi korrekt, nuk duhet harruar se “barikada” u formuan pas publikimit të këtij teksti, mirëpo në një lokacion tjetër – para Kuvendit – ku ditën e ardhshme pushteti mbajti tubim. Domethënë, nëse “barikadat” e para paskan qenë për ta rritur numrin e të pranishmëve, atëherë sipas analogjisë së njëjtë, të njëjtin qëllim e kanë pasur edhe “barikadat” tjera para parlamentit?! Çështje interesante të cilën mediat që paralajmëronin fiasko të tubimit të opozitar disi e heshtën.

Në fund, ky ishte një tekst i parakohshëm, gjithsesi jo “vizionar”, i cili u demantua nga vetëm ngjarja.

Lajme të ngjashme

Back to top button