Benitez gati të nëshkruaj me Realin

Agjenti i Carlo Ancelottit, Ernesto Bronzetti ka deklaruar se Rafa benitez 99 për qind do të jetë trajner i ri i Real Madridit.

Reali mbrëmë njoftoi se ka shkarkuar Carlo Ancelottin dhe se është në kërkim të një trajneri të ri, i cili do të drejtonte skuadrën drejt të gjithë titujve.

“Rafa Benitez 99 për qind do të marrë postin e trajnerit në Real Madrid”, tha Bronzetti për Rai Sport.

Kujtojmë se Benitez ka kontratë me Napolin deri në fund të këtij edicioni dhe nga java e ardhshme do të jetë i lirë.

Lajme të ngjashme

Back to top button