Fillon Festivali i Filmit “WatchOut!

Në Tetovë sot fillon Festivali i Filmit “WatchOut! në organizim të Qendrës LOJA dhe me mbështetje nga Gëte Instituti- Shkup dhe Ambasada Amerikane në Maqedoni. Në natën e parë të festivalit do të shfaqen filmat fitues dhe filmat të klasifikuar më lart nga Gjermania, Spanja, Izraeli, Irani, Kanadaja, Italia dhe Brazili.

Ndërsa natën e dytë shfaqen filma të shkurtër, më 28 maj audienca do të mund të ndjekë filma eksperimental dhe në natën e fundit do të shfaqen filma dokumentarë.

Në kategorinë e filmave të shkurtër fitues është filmi “5 Euro” i autorit Don Raca nga Kosova, vendi i parë nga dokumentarët i takon filmit “Rope hope” nga autori Verboom Sep nga Belgjika, dhe fituesi i kategorisë të filmave të animuara dhe eksperimentalë vjen nga Kroacia, Lea Vidakovic me filmin “The vast landscape” .

Projektimet si edhe çdo vit shfaqen në ambient të hapur, saktësisht në amfiteatrin e Shtëpisë Memoriale të partisë komuniste në Tetovë.

Sot fillon edhe projektit “Tetovo Transformers”, në kuadër të të cilit edhe organizohen një sërë punëtorish me artistë lokal. Puntoritë i mban videoartisti i njohur amerikan Skip Blumberg.

Lajme të ngjashme

Back to top button