Uragan vdekjeprurës në Meksikë

Një uragan dhe shira të rrëmbyeshëm kanë goditur pjesën veriore të Meksikës, ashtu si edhe shtetet amerikane Teksas dhe Oklahoma, duke vrarë së paku 18 njerëz dhe duke dëmtuar mijëra shtëpi.

Shumica e viktimave kanë ndodhur në qytetin Ciudad Acuna të Meksikës, ku uragani ka vrarë 13 persona dhe ka shkatërruar rreth 1,500 shtëpi.

Presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto, ka thënë se qeveria do të sigurojë mbështetje për të gjithë të prekurit nga fatkeqësia./REL/

Lajme të ngjashme

Back to top button