Mot me diell dhe me vranësira mesatare

­ Moti paradite në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare, ndërsa pasdite do të ketë kushte për paraqitje lokale të reshjeve të shkurtëra të shiut kryesisht në zonat malore perëndimore dhe tërërisht nga juglindja e vendit.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej shtatë deri 14 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 22 deri 29 gradë celsius.

Në Shkup moti paradite do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare. Pasdite dhe deri në fund të ditës vranësirat do të rriten.

Gjatë ditës do të fryjë erë e dobët deri në atë mesatare kryesisht erë perëndimore. Temperatura e mëngjesit do të bjerë deri në 11 gradë, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në 25 gradë celsius.

Të mërkurën do të ketë mot të ndryshueshëm me vranësira dhe më freskët me të reshura të kohëpaskohshme të shiut veçanërisht në pjesët perëndimore dhe jugore të vendit.

Do të fryjë erë mesatare e përkohshme veriore. Mot i ndryshueshëm dhe më i freskët do të jetë të enjten, ndërsa do të vazhdojë të fryjë edhe erë e përkohshme e fortë. Në ditët në vijim pastaj do të ketë mot stabil dhe të thatë me rritje të temeparturave ditore.

Lajme të ngjashme

Back to top button