Roma e fitoi derbin me Lazio (Video)

Skuadra e Romës ka arritur të shënojë fitore të madhe në derbin e Olimpicos kundër Lazios.

Romakët triumfuan 2:1 në një ndeshje që dhuroi tre gola në fundin e saj.

Juan Manuel Iturdbe (73’) dhe Mapou Yanga-Mbiwa (85’) shënuan golat për Romën, teksa golin e vetëm të Lazios e realizoi Filip Djordjevic (82’).

Me këtë fitore, Roma ka siguruar kalimin direkt në Ligën e Kampionëve duke qenë e dyta në renditje me 70 pikë, teksa Lazio ka 66 pikë në pozitën e tretë, kur ka mbetur edhe një xhiro për të përfunduar Serie A.

Ndryshe, para këtij takimi, dy tifozë të Romës u dërguan në spital pasi u therën nga tifozët e Lazios.

Lajme të ngjashme

Back to top button