​Erdogan shpërthen kundër NYT: Mos ndërhy në punët e Turqisë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka shpërthyer kundër “New York Times” duke e quajtur të “paturpshëm” një editorial të kohëve të fundit që gazeta publikoi.

Teksa i ka bërë thirrje te përditshmes amerikane që të “mbajë vendin e saj”.

”Kush je ti? A mund të shkruani një gjë të tillë “një editorial kritik” kundër administratës amerikane? Nëse e bëni këtë, (administrata) do të bëjë menjëherë atë që është e nevojshme”, tha Erdogan, raporton “Hyrriet”. Ndërsa e quajti editorialin “ndërhyrje në punët e Turqisë”.

Në shkrimin e datës 22 maj, “New York Times” theksoi se Erdogan ka pasur një histori të gjatë të frikësimit të mediave turke, por alarmi mbi kërcënimin e mediave u ndezën këtë javë kur një padi penale u ngrit kundër redaktorit të te përditshmes “Hürriyet” për një titull në webfaqen e saj. “Z. Erdogan duket gjithnjë e më armiqësor ndaj së vërtetës se thënë. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë të Turqisë në NATO duhet t’i kërkojnë atij që të largohet nga kjo rrugë shkatërruese”, thuhet në editorial.

Kjo nuk është hera e parë që Erdogan shënjestëron “New York Times”.

Lajme të ngjashme

Back to top button