Shprehet Alves: Barcelona nuk ka respekt për mua

Mbrojtësi brazilian i Barcelonës, Dani Alves ka trazuar ambientin katalanas në prag të dy finaleve që e presin skuadrën.

Në konferencën për shtyp, mbrojtësi brazilian nuk kursehet duke e drejtuar gishtin e akuzës ndaj klubit që sipas tij po e trajton keq.

“Deri 6 muaj më parë nuk dëshironin të ma rinovonin kontratën por kur erdhi vendimi i FIFA që nuk u lejon të blejnë lojtarë deri në vitin 2016 më kërkuan që të firmosja me kushtet e tyre. Për çka kam dhënë te Barcelona besoj se meritoja më shumë dhe këtu nuk flas për para por për respekt”, tha Alves.

Alves luan me Barcelonën që prej 7 sezonesh dhe kontrata e tij skadon më 30 Qershor./ Zekirja Mexhiti/Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button