Një peshkaqen kapet në brigjet shqiptare – ka ndodhur sot në Patok

Në rrjetat e peshkatarëve në Patok të Kurbinit, ka rënë së fundi dhe  një specie e rrallë, që as më pak e as më shumë është një peshkaqen. Nga ata që të bëjnë të dridhesh dhe t`ja “mbathësh vrapit” në det, nëse e has kur je duke notuar. Pëshkaqeni ka qenë i një gjatësie rreth 3 metra me peshë shumë se 100 kg.

Prej disa vitesh  në lagunën e Patokut kjo gjallesë detare nuk është vënë re nga gjuetarët të cilët janë përballur me disa lloje speciesh detare dhe është dita e sotme që ata e kanë parë në rrjetat e tyre këtë gjallesë të rrallë.

Pritet që studiues dhe biologë do të bëjnë të ditur prejardhjen e saj duke e vlerësuar si një zbulim të readhës të gjallesës e cila kohët e fundit të tilla specie janë drejt zhdukjes nga ndotja e madhe në lagunën e Patokut

Dy ditë më parë po në këtë lagunë është organizuar një manifestim për ditën botërore të biodiversitetit./ TeSheshi.com

http://i1.wp.com/tesheshi.com/wp-content/uploads/2015/05/DSC01956-e1432559729558.jpg

Lajme të ngjashme

Back to top button