Mesazhi i Presidentit Nishani: Mos e shisni votën!

Me hapjen zyrtare të fushatës për zgjedhjet lokale të 21 Qershorit, Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, u është drejtuar qytetarëve me një mesazh, në të cilin u kujton rëndësinë dhe peshën që ka vota e tyre.

Kreu i shtetit fton votuesit të ushtrojnë të drejtën dhe detyrimin e tyre qytetar, duke marrë në dorë fatet e tyre.

Një mesazh të rëndësishëm kreu i shtetit jep për fenomenin e blerjes së votës, duke u bërë thirrje qytetarëve që të refuzojnë të përbuzen në këtë mënyrë.

Presidenti Nishani ka kërkuar madje që të denoncohen përpjekjet për shitblerjen e votës. Mesazhin e tij, kreu i shtetit e mbyll me një urim për qytetarët dhe kandidatët në garë, për një fushatë të mbarë e korrekte.

Tv Klan

Lajme të ngjashme

Back to top button