SHBA, së paku tre të vdekur nga reshjet

Të paktën tre persona kanë vdekur dhe qindra shtëpi janë shkatërruar nga përmbytjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dy persona u vranë në një aksident në Oklahoma, dhe një burrë humbi jetën në San Marcos të Teksasit.

Tetë persona, përfshirë dy fëmijë, janë raportuar të zhdukur përgjatë lumit Blanco në Teksas, thonë mediat lokale.

Disa zona kanë pasur një rënie prej 25 cm shi gjatë 24 orëve, ndërsa parashikimet thonë se reshjet do vijojnë.

Lajme të ngjashme

Back to top button