Thaçi e Daçiq nesër në seancën e Këshillit të Sigurimit në New York

Këshilli i Sigurimit i OKB nesër do të mbaj seancë ku do të diskutojë raportin tremujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon për punën e UNMIK-ut në Kosovë.

Në këtë seancë do të marrin pjesë, ministrat e Jashtëm të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.

Në raport, Ban Ki-moon ka përshëndetur rifillimin e dialogut mes kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, por gjithashtu u ka bërë thirrje liderëve politik në Prishtinë dhe Beograd që urgjentisht të trajtojnë edhe çështjen e krijimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, transmeton lajmi.net.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka përshëndetur “vendosmërinë e qartë të treguar nga Qeveria e Kosovës në drejtim të reformave të nevojshme ekonomike, respektimin e sundimit të ligjit dhe angazhimin për forcimin e besimit në mesin e komuniteteve në Kosovë”, përkundër sfidave të shumta që janë hasur në njëqind ditët e para të qeverisë Mustafa.

Në të njëjtën kohë, ai u kërkoi të gjithë aktorëve politikë në Kosovë që të përmbahen nga përdorimi i dhunës për të arritur qëllimet politike dhe të zgjidhin dallimet në mënyrë paqësore.

Lajme të ngjashme

Back to top button