Rashiti: Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri të udhëheqin LDK-në

Debati për zgjedhjet në Lidhjen Demokratike të Kosovës është intensifikuar shumë.

Analisti politik Naim Rashiti ka dhënë idenë që të ketë bashkëdyzim kandidatësh dhe partia të udhëhiqet jo vetëm nga një lider.

“Ndoshta edhe kërkohen aleanca mes kandidatëve. Pavarësisht aleancave, kish me qenë e udhës që lideri i saj Isa Mustafa dhe LDK t’i hapin rrugë kandidatëve të rinj, ndryshimeve të mëdha”.

“Në këtë rast, LDK do të duhej të vazhdojë të qeverisë dhe kryeministri Mustafa të vazhdojë punën si udhëheqës i qeverisë e në anën tjetër, Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri të udhëheqin partinë”, ka shkruar Rashiti në llogarinë e tij në Facebook.

 

Ja shkrimi i plotë i Naim Rashiti në Facebook:

Zgjedhjet në LDK: Tregues i trendeve politike në vend. Nje qasje nga kendveshtrimi I pergjitshem politik. Kësaj here ky proces është shumë i rëndësishëm për disa arsye: E para për faktin se zgjedhjet po ndodhin në periudhën kur LDK udhëheq qeverinë, dhe në fakt vetëm 6 muaj pasi LDK është kthyer në pushtet. Së dyti sepse LDK është partia e dytë më e madhe në vend. Dhe së treti sepse, LDK, si partia më e vjetër në vend, ajo përfundimisht duhet të ktehet në parti poltike reale dhe se poashtu bart nje barre te madhe se bashku me PDK-ne për refromimin politk në vend. Reforma e partive politke fillon nga më të vjetrat. Kjo ka ndodh edhe në vende të rajonit. Pas një jave, LDK ka rastin t’i bëjë një shërbim të madh vendit, duke i hap rrugë reformimit cilësor të saj. Kryeministri dhe kryetari i partise, Z. Isa Mustafa duhet të krijojë hapësirë për emra të rinjë për të marrë udhëheqjen e partise. Nëse bën këtë, ai do të mbahet mend gjatë si shtytes I reformave, aq shume te nevojshme. Zgjedhjet nepër degë nuk kaluan aq mirë. Shumë vëshgues kishin vërejtur mangësi të mëdha. Këto nuk janë shenja të mira. Megjithatë, duket se për herë të parë, do të ketë garë të hapur dhe ndoshta me me shume se dy kandidate për lidershipin e partisë. Kjo eshte me e mira e ketyre zgjedhjeve. Deri me sot, dihen vetem dy kandidat, Z. Isa Mustafa e Vjosa Osmani. Lutfi Haziri po mendon seriozisht. Ndersa, ish-Presidenti Fatmir Sejdiu po hamendet. Nëse të gjithë këta kandidojnë, do të jetë një garë e paparë deri me tani. Natyrisht se kryeministri Mustafa e ka më së lehti dhe ndoshta lehtësisht mund t’i fitoj zgjedhjet. Por nëse ai ballafaqohet me tre kandidatë tjerë, rezultati do të jetë shumë i paqartë. Ndoshta edhe kërkohen alenca mes kandidatëve. Pavarësisht aleancave, kish me qenë e udhes që lideri i saj Isa Mustafa dhe LDK t’i hapin rrugë kandidatëve të rinj, ndryshimeve të mëdha. Në këtë rast, LDK do të duhej të vazhdoj të qeverisë dhe kryeministri Mustafa të vazhoj punën si udhëheqës i qeverisë e në anën tjetër, Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri të udhëheqin partinë. Kjo do të i shërbente demokracisë. Nëse kryeministri vazhon të jetë lider i partisë, kjo detyrë më shumë do ta pengoj në punën e tij si kryeministër. Dhe siç e thashë më herët, ka mundësi të tregoj një shembull të ri. Ndërsa Vjosa Osmani e Lutfi Haziri do të duhej ta zhvillojnë partinë, reformat, demokracinë e brenshme dhe lehtësojnë e jo pengojne punen e qeverise.

Lajme të ngjashme

Back to top button