Arnesen: Januzaj te Everton

Mesfushori kosovar, Adnan Januzaj, nuk do të largohet nga Premierliga angleze e futbollit.

Ish-shefi i PSV Eindhoven, Frank Arnesen, ka deklaruar se do të jetë problem për PSV-në për të siguruar shërbimet e Adnanit, pasi ky i fundit do të përfundojë në Everton.

“Në PSV, unë i njoh njerëzit këtu. Ardhja e Januzajt do të ishte sikurse ta fitonin titullin. Gjithsesi, unë nuk mendoj se Januzaj dëshiron të largohet nga Anglia”, u shpreh Arnesen.

“Unë e di se Roberto Martinez çmendet pas tij”, shtoi tutje Arnesen.

Lajme të ngjashme

Back to top button