“Shqipëria e Madhe nuk ekziston”

Ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Rosmari Dicarlo, tha se nuk ka asnjë projekt për Shqipërinë e Madhe.

Sipas saj deklaratat e shefit të diplomacisë ruse, Sergei lavrov, janë të pabaza sa i takon një çështjeje të tillë.

Në një intervistë për “Radio Televizionin Dukagjini”, Rosemary Dicarlo, ka thënë se shumë shpejt do të sqarohet ajo çfarë ndodhi në Kumanovë dhe se rajoni do të jetë më i qetë.

Gjatë vizitës në Beograd Lavrov tha se Shqipëria e Madhe është një thirrje provokuese dhe nxit gjakderdhje në rajon.

“Me gjithë respektin, unë nuk pajtohem me pretendimet e Lavrov-it. Kam shumë respekt për të si diplomat, por unë nuk i shoh zhvillimet në Maqedoni si hapin e parë drejt realizimit të mitit të Shqipërisë së Madhe, sepse unë vërtet mendoj që ky mit nuk ekziston fare. Nuk mendoj se ka diçka që duhet ta frikësojë Ballkanin. Mendoj se ajo çfarë ka ndodhur në Maqedoni, është çështje që duhet ta adresojë vet Maqedonia”, ka theksuar ajo.

Ndërkohë, Wolfgang Petrich, ish i dërguar i Bashkimin Evropian (BE) në Rambuje dhe ish ambasador i Austrisë në Kombet e Bashkuara, tha se ngjarjet në Kumanovë nuk paraqesin rrezik për rajonin.

Lajme të ngjashme

Back to top button