Zbulojeni nëse ju shkojnë flokët e shkurtra

Kjo është një pyetje që iu bëhet shpesh stilistëve të flokëve: “A mendoni se flokët e shkurtra do të më përshtaten?”…Pra, kjo pyetje ka përgjigjen e saj të shkurtër: rregulli është 2.25’’ (5.5 cm).

Matja magjike u zbulua nga një stilist dhe inovues produkti, John Frieda dhe “e tëra ka të bëjë me këndet”, thekson Giles Robinson, stilist i lartë në sallonin e Frieda-s.

Zbulojeni nëse ju shkojnë flokët e shkurtra

John ka studiuar fytyrat dhe ka ardhur në përfundim se këndi i kockës së nofullës përcakton nëse dikush duket mirë me flokë të shkurtra apo të gjata. Ata thonë se rezultati është një matje e besueshme, e lehtë por e saktë që tregon përshtatshmërinë e fytyrës për të pasur flokë të shkurtra apo të gjata.

Për ta provuar atë, poziciononi një laps horizontalisht nën mjekrrën tuaj dhe pastaj vendosni një vizore nën veshin tuaj, në mënyrë vertiakale. Merrni matjet nga kryqëzimi i lapsit dhe vizores. Më pak se 5.5 cm’ do të thotë se do të dukeni të mahnitshme me flokë të shkurtra, në të kundërtën, nëse është më shumë se 5.5 cm, atëherë zgjidhja më e mirë janë flokët e gjata.

Zbulojeni nëse ju shkojnë flokët e shkurtra

Funksionon shumë mirë me Michelle Williams dhe Kim Kardashian, dhe kur të mendoni edhe shembuj të tjerë të dukshëm si Audrey Hepburn për krah Jessica Parker, gjithcka bëhet e qartë.

Lajme të ngjashme

Back to top button