Ish euro-ambasadori Fuere mbështet idenë e qeverisë kalimtare

Ish-ambasadori i BE-së Ervan Fuere i ftuar sonte në emisionin “360 shkallë” që transmetohet në Alsat në orën 22:30, e mbështeti propozimin e ministrit të jashtëm gjerman Shtajnmajer për një hetim ndërkombëtar të ngjarjes në Kumanovë. Fuere flet edhe për krizën politike dhe sugjeron formimin e një qeverie kalimtare. Për të është e pakuptueshme se si pas të gjitha bisedave të publikuara akoma nuk ka dorëheqje nga kryeministri.

“Unë nuk kam asnjë informacion nga brenda, por me siguri ajo që është pozitive është që diskutimet vazhdojnë dhe se ndoshta për një javë do të ketë një takim të ri. Kjo është korniza e vetme negociuse që funksion, kështu që është me rëndësi ajo të mbahet. E kuptoj se të dyja palët kryeministri Gruevski dhe lideri i opozitës janë të përgatitur që kjo kornizë të vazhdojë, por kjo nuk mund të zgjasë përgjithmonë. Me rëndësi është që së shpejti të del ndonjë zgjidhje. Unë tashmë thash se zgjidhja e vetme për vendin janë disa opsione kalimtare që do të përpiqet ti eliminojë këto ndotje të tmerrshme në politikën e Maqedonisë. I pakuptueshëm dhe i pashpresë është mjedisi aktual dhe përmbajtjet e bisedave të publikuara të përgjuara. Ata preken çështje të tmerrshme të respektimit të demokracisë dhe zbuluan raste të dyshimta të korrupsionit dhe shkeljes mbi dinjitetin e qytetarëve të Maqedonisë. Në shoqëri normale demokratike qeveria që ishte pjesë e bisedave të tilla deri tani do jepte dorëheqje”, deklaroi Ervan Fuere, ish ambasador i BE-së në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button