Orientimi evropian i Maqedonisë dhe gjurmimet rreth identitetit të saj

Zhvillimet e fundit në Maqedoni, të cilat ngritën edhe njëherë liderët me të mëdhenjtë evropian për të parë se ç’po ndodhë në këtë vend të Evropës, ngriti një debat të madh mes analisteve, politikaneve, teoricienëve por edhe të lakmitareve se çfarë mund të marrim apo çfarë mund të bëjmë me këtë shtet të Ballkanit. Mungesa e investimit evropian në këtë shtet artificial vetëm sa e ka rritë artificialitetin e saj dhe rrugën e dështimit të shtetit për të cilën nuk ishte investuar fare për të qene stabil.

Në fakt Konflikti i Kumanovës ishte ndoshta kulmi i asaj që ishte investuar gabim tash e 15 vite, mirëpo një gjë e tillë pothuajse ishte e ditur që nga fillimi kur u mëndu të investohej kështu, sepse rrugëtimi evropian i vendit nuk mund të jetë konstruktiv dhe mbi parime të drejta me politika destruktive e vendime të gabuara. Faktikisht mungesa e një identiteti të drejtë me elemente evropiane e ka fundosur Maqedoninë dhe e ka izoluar jo vetëm nga Evropa dhe shqiptaret por edhe nga vet të ashtuquajturit maqedonas.

Sipas parimeve evropiane dhe traktateve të dalur prej saj, vetëm shtetet evropiane mund të jenë pjesë e BE-së, dhe kjo nuk nënkupton vetëm shtrirjen gjeografike në Evropë, por mentalitetin evropian, identitetin evropian, respektimin e diversitetëve, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe në veçanti orientimin evropian duke respektuar të drejtat e njeriut, të drejtën e fjalës së lirë, transparencën etj. Në të gjitha këto parime Maqedonia jo vetëm që është larg tyre por as në të ardhmen nuk ka një fije dritë në fund të tunelit që të përmirësohet.

Maqedonia se pari në qoftë se dëshiron të ekzistojë si shtet duhet ta gjejë identitetin e saj evropian, dhe identiteti i saj evropian kalon përmes shqiptareve të Maqedonisë dhe historisë dhe kulturës se tyre. Çdo tendencë për të injoruar shqiptarët atje jo që nuk do këtë Evropë për Maqedoninë por nuk do të këtë vet Maqedoni, prandaj ekzistenca e saj varët vetëm nga qëndrimi shqiptar atje dhe integrimi i barabartë i tyre.

Mos besimi evropian ndaj qeverise Gruevski është bindje e fortë se ka kaluar koha kur shqiptaret identifikoheshin me termin nacionalist e terroriste, dhe gjithashtu vetëdije e fortë evropiane se stabiliteti i Ballkanit dhe Evropës është vetëm në respektimin e drejtë të popullit me të lashtë në Ballkan, shqiptareve, dhe njohjes se identitetit të vetëm evropian të tyre  në Ballkan të cilën e bënë kompromise me historinë. Rrjedhimisht idetë e Shqipërisë etnike, Shqipërisë se madhe, trojeve Iliro-dardane etj. etj. janë ide të fqinjëve të shqiptareve ku nga frika për mos ekzistencës se identitetit të tyre evropian, janë munduar që ta hedhin vëmendjen në përmirësimin e historisë.

Orientimi evropian i Maqedonisë dhe jo vetëm asaj, kalon përmes gjurmimeve dhe pranimit të identitetit shqiptar si të vetëm dhe më të vjetrin në Ballkan, dhe realisht afrimi me Brukselin nuk behet duke u munduar ta përvetësojnë dhe shtrembërojnë historinë shqiptare, por duke e respektuar dhe nderuar heronjtë e tyre, historinë e tyre dhe identitetin e tyre. Prandaj artificialiteti i shtetit maqedonas lehtë mund të shndërrohet në natyrale dhe ekzistencë të saj, vetëm duke pranuar se shqiptaret janë çelësi për Evropë, dhe identiteti i tyre është tipik natyral evropian.

Petrit Gashi – Studiues i çështjeve evropiane dhe politikave të BE-së

Lajme të ngjashme

Back to top button