Nesër fillon Festivali i Filmit WatchOut! në Tetovë

Që nga nesër, e martë 26 Maj nga ora 20:00, fillon Festivali i Filmit “WatchOut! në Tetovë. Ky festival është i organizuar nga Qendra LOJA dhe i mbështetur nga Gëte Instituti- Shkup dhe Ambasada Amerikane në Maqedoni.

Filmat fitues të këtij viti vijnë nga tre kategoritë kryesore, edhe atë fitues në kategorinë e filmave të shkurtër është filmi  “5 Euro” i autorit Don Raca nga Kosova, vendi i parë nga dokumentarët i takon filmit “Rope hope” nga autori Verboom Sep nga Belgjika, dhe fituesi i kategorisë të filmave të animuara dhe eksperimental vjen nga Kroacia, Lea Vidakovic me filmin “ The vast landscape”  .

Projektimet si edhe çdo vit shfaqen në ambient të hapur, saktësisht në amfiteatrin e Shtëpisë Memoriale të partisë komuniste në Tetovë.

Në të njejtën kohë , shënohet edhe fillimi projektit “Tetovo Transformers” , në kuadër të të cilit edhe organizohen një sërë puntorishë me të artist lokal. Puntoritë janë mbajtur nga videoartisti i njohur amerikan Skip Blumberg.

Ai ishte prezent edhe në press konferencën e sotshme, dhe mes  tjerash tha se ndjehet i nderuar që është pjesë e festivalit, që sipas tij është festival i nivelit botëror dhe shprehu falemnderimin e tij për Qendrën LOJA dhe mbështetësit e projektit “Tetovo transformes” , që i dhanë mundësinë të punoj me të rinjë nga Maqedonia.

Në natën e parë të festivalit përveç filmave fitues do të shfaqen edhe filmat më lartë të ranguar të autorëve që vijnë nga Gjermania, Spanja, Izraeli, Irani, Kanada , Italia dhe Brazili. Ndërsa natën e dytë shfaqen filmat të shkurtër, më 28 maj audienca do të mund të ndjek filma eksperimental dhe në natën e fundit -29 maj, do të shfaqen filma dokumentarë.

Hyrja si edhe çdo herë ështe e lire dhe pa pagesë.

Lajme të ngjashme

Back to top button