Delegatë të LDK-së, mendoni mirë para se të votoni!

Koalicionet e panatyrshme dhe të ”zorit”, kurrë nuk kanë sjellur dobi ekonomike dhe në asnjë sferë tjetër, në asnjë shtet të botës! LDK-ja pas 6 muajsh bllokadë institucionale, u futë në një koalicion të panatyrshëm, me partinë që prej vitesh e ka kapur shtetin për fyti, me partinë të cilën e akuzonte për krim të organizuar, vrasje, kapje të shtetit, shkatërrim të ekonomisë etj, prandaj këto koalicione të panatyrshme, që nuk i sjellin asnjë dobi as qytetarëve e as shtetit të Kosovës, por vetëm njerëzve të caktuar të politikës dhe bizneseve të pista, që janë të lidhura ngushtë me ta! Prandaj edhe kishim një reagim të fuqishëm të elektoratit të LDK-së, për lidhjen e këtij koalicioni, sepse lidershipi i kësaj partie, për interesat e ngushta të disa zyrtarëve të vetë partiake, e tradhëtoi elektoratin e vetë, por kjo do t’i kthehet bumerang në zgjedhje! PDK-ja koalicionin me LDK-në e ka bërë për t’i shpëtuar opozitës, në mënyrë që duke qenë në pushtet, t’i mbajë nën kontroll të gjitha institucionet shtetërore, të cilat i ka kapur dhe ka krijuar monopol në ekonominë e përgjithshme të Kosovës!
                                Vjosa Osmani, shpëtimi i vetëm për LDK-në!
Deputetja e LDK-së dhe anëtarja e kryesisë së kësaj partie, Vjosa Osmani, edhe gjatë keq-qeverisjes së PDK-së, ka qenë më e zëshmja kundër kapjes së shtetit nga ana e kësaj partie, dhe gjithmonë e ka shprehur haptas që koalicioni i LDK-së me këtë parti, që e ka degraduar dhe shkatërruar shtetin, do ta dëmtonte rëndë LDK-në! Ajo me votën e saj në Kuvend, kundër këtij koalicioni të panatyrshëm dhe të dëmshëm si për LDK-në, poashtu edhe për Kosovën, e dëshmoi edhe njëherë besnikërinë e saj ndaj elektoratit rugovian dhe 40 mijë votuesve të saj, të cilët ia besuan votën për t’i përfaqësuar denjësisht, edhe pse zonja Osmani  sot do të mund të ishte zëvendëskryeministre apo ministre e ndonjë dikasteri! Mirëpo, ajo tregoi se e kishte sinqerisht respektimin e vullnetit të anëtarësisë së partisë dhe u tha jo! Qëndrimi i saj vazhdon të jetë i njëjti dhe kjo e fuqizon akoma më shumë besnikërinë e saj ndaj elektoratit rugovian, që duan të jetë Vjosa Osmani kryetare e LDK-së, në mënyrë që kësaj partie t’i kthehet besimi i humbur, nga ky lidership i vjetër i saj, prej lidhjes së koalicionit më poshtërues dhe klientelist, me partinë që është fajtorja për shkatërrimin e shtetit dhe degradimin ne çdo qelizë! Prandaj ka ardhur koha që nga LDK-ja të largohet e gjithë kasta e vjetër dhe servilët e tyre, që tash e 25 vite e kanë ngulfatur këtë parti dhe e kanë bërë sikur të jetë pronë e tyre, duke mos lejuar kurrë kuadrot e reja, me vizion dhe të panjollosur, të jenë pjesë e saj dhe vendimarrjes në këtë parti! Është koha e fundit që LDK-ja të pastrohet nga këta bllokmenë dhe t’i hapet rruga reformave të thella në këtë parti, e cila e ka humbur mbi gjysmën e elektoratit pas futjes në Qeveri me PDK-në, në mënyrë që kësaj partie t’i kthehet nami i dikurshëm që kishte me Presidentin Historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugovën, e një gjë të tillë mund ta bëjë vetëm Vjosa Osmani, që është e dashur jo vetëm nga elektorati rugovian, por edhe tek popullata në përgjithësi! Nëse LDK-ja vazhdon prapë me lidershipin e vjetër, që janë fajtorët kryesorë për humbjen e disa palë zgjedhjeve, bashkëfajtorë për kapjen dhe degradimin e shtetit, atëherë kjo parti do ta humbas besimin akoma më shumë dhe shumicën e elektoratit të saj! Prandaj, nëse delegatët e kësaj partie nuk e duan një gjë të tillë, duhet të mendojnë mirë para se të votojnë, e jo të shiten për ndonjë post që eventualisht u është premtuar nga lidershipi i vjetër, por ta votojnë Vjosa Osmanin kryetare të LDK-së, dhe platformën e saj në 10 pika për ringjalljen e kësaj partie: Ripërtërirja, gjithëpërfshirja, fuqizimi i rolit të anëtarësisë, respekti për liritë individuale, guximi, decentralizimi në vendimarrje, mbajtja e fjalës, përgjegjësia e liderit, modernizimi dhe kthimi i LDK-së si parti e parë! Nëse delegatët e LDK-së vazhdojnë prapë me lidershipin e vjetër, lidership që tradhtoi elektoratin dhe ja humbi shpresat popullit, dhe votojnë njërin nga kandidatët e tjerë, kjo parti do ta humbas të gjithë elektoratin e saj dhe do të shkatërrohet totalisht!

Lajme të ngjashme

Back to top button